Pas 12 vitesh/ Bagdadi mbulohet me borë për herë të parë që prej 2008-s

11/02/2020 12:34

Ajo që s’kishte ndodhur prej 12 vitesh në kryeqytetin irakian ndodhi: Bagdadi u mbulua nga dëbora pas më shumë se një dekade.

Shumë njerëz filluan të bënin fotografi, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore. Këto reshje erdhën si pasojë e stuhisë dimërore që përfshiu Evropën, shkruan “Daily Mail”.

Hera e fundit kur në Bagdad ra borë ishte në vitin 2008, por reshjet asokohe ishin të dobëta dhe bora u shkri shpejt. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vite rresht.

“Reshjet e borës mund të vazhdojnë deri të mërkurën për shkak të motit shumë të ftohtë”, tha Amer al-Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut, duke sqaruar se vala e të ftohtit ka ardhur nga Evropa.

Banorët e Bagdadit nuk janë mësuar me reshje bore dhe temperatura të ulëta. Vitet e fundit, rekordi i temperaturës më të lartë prej 51 gradë ka qenë shpesh afër thyerjes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel