Numri 2 i ministrisë së Brendshme: Po bëjmë përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit

11/02/2020 10:03

Ditën e sotme u zhvillua Konferenca Mjekësore Shkencore “Krimi mjedisor, siguria mjedisore dhe ajo kombëtare”.

E pranishme në konferencë ishte edhe zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko.

“Po bëjmë përpjekje të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit. Çdo dëmtim i natyrës është një krim, pavarësisht nga përmasat”, u shpreh Kuko.

Më tej shtoi:

“Mjedisi dhe natyra janë shtëpia jonë e përbashkët.”

Top Channel