Komandanti i KFOR-it gjeneral major Michele Risi u takua sot me ministrin italian të Punëve të Jashtme Luigi Di Maio, të cilën e ka informuar për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, në veçanti duke u përqendruar në sigurinë dhe aspektet socio-ekonomike.

Gjeneral Risi theksoi përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë e të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke mbështetur dialogun e sponsorizuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në përfundim të vizitës, ambasadori Di Maio u takua me ushtarët italianë të KFOR-it dhe shprehu vlerësimin e tij të thellë për rolin e gjatë të luajtur nga NATO dhe kontingjenti italian në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA