Venecia, qyteti i shumë adhuruar që vizitohet çdo vit nga miliona turistë, në këtë sezon, ofron një tjetër histori.

Banorët e qytetit por edhe vetë turistët, veshin kostume dhe maska për karnavalet e famshme të Venecias, që nisi të shtunën dhe që do të zgjasë deri më 25 shkurt.

Festivali i përvitshëm ofron një mundësi për turistët dhe vetë venecianët të prezantojnë kostumet më të bukura të tyre të karnavaleve, dhe maskat e shumëllojshme po ashtu.

Karnavalet e Venecias, janë një nga festivalet më të famshme në botë dhe janë të famshme për maskat e tij të mrekullueshme. Afërsisht 3 milionë vizitorë vijnë në Venecia çdo vit për karnavale. Një nga eventet më të rëndësishme të festivalit është edhe gara për maskën më të bukur, ku një panel stilistësh ndërkombëtar, është ai që edhe ndan çmimet.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel