Personi që po shinin në ekran është pirat. Alegert Afesllari nga Pogradeci prej vitesh piraton kanalet e DigitAlb-it, por jo vetëm.
Një formë tjetër e piraterisë televizive është ajo nëpërmjet internetit. IPTV është shpërndarja e sinjalit televiziv, marrë nga sateli apo tokësori nëpërmjet internetit. Pirati ynë do të na tregojë rrugën se si vjedh kanalet e platformës ekskluzive DigitAlb.
A.AFESLLARI: Pa fund ke kanale që mund t’i blesh dhe mund t’i shikosh. Për shembull kombëtare, sport ja ku i ke të ndara këtu.
GAZETARJA: Dhe këto i shikon në telefon?
AFESLLARI: Në telefon dhe ku të duash ti. Punon shumë pastër shumë mirë. TV FALAS SHIKO, këtu unë mund të shikoj dhe ndeshjet.
GAZETARJA: Pra që një qytetar të ketë këto kanale duhet të ketë dhe internet në shtëpi?
A.AFESLLARI: Patjetër që duhet të ketë internet, këtu madje shikon dhe kanalet e SuperSport-it. Ky aplikacioni këtu shkarkohet edhe në dekoder. Dekoderin më pas e lidh me televizorin. Kjo funksionon.
GAZETARJA: Ky aplikacion është falas?
A.AFESLLARI: Ky është falas dhe mund të shkoj 2-3 vjet. E bëja sepse e blija aparatin e ri 30-40 mijë lekë ( të vjetra ) më pas e shisja 70-80 mijë lekë.
GAZETARJA: Po abonimin 1-vjeçar sa e shisje ti?
A.FESLLARI: 40-50 euro varet.
Kur abonenti i ri, piratit Algert kërkon shumë kanale ai detyrohet t’i blejë ato në një faqe, që në këtë rast është IPTV.
A.AFESLLARI: Dhe mënyra tjetër është që unë i blija kanalet, ja hyn këtu tek kjo faqja ( IPTV ) i blen dhe i provon për 24 orë.
Këto aparatura mund të piratojnë deri në 1000 kanale nga e gjithë bota.
GAZETARJA: Kjo është pajisja që ka kanalet brenda?
A.AFESLLARI: Kjo ka edhe shumë të tjera. Si pajisje kjo kushton 30 mijë lekë, po e bleve abonimim shkon 50 euro më pas unë do e shes me 70 euro. Fitimi shkon 20 euro.
GAZETARJA: Televizorin që kemi përballë a mund të na e lidhësh me këtë aparat të lutem.
A.AFESLLARI: Po patjetër ky i ka të gjitha kanalet jo vetëm DigitAlb-in.
Algerti na tregon, se pirateria nëpërmjet IPTV është përhapur masivisht dhe veprimtaria e tyre vijon sikur të jetë e ligjshme, të pashqetësuar nga asnjë institucion shtetëror.
GAZETARJA: Sa njerëz e bëjnë këtë punën që bën ti?
A.AFESLLARI: Shumë, plot ka.
GAZETARJA: Ti e di që kjo është një vepër penale dhe dënohet me burgim?
A.AFESLLARI: Unë e marr dhe e blej, nuk është se e shpërndaj unë.
GAZETARJA: Ti e blen e shet dhe e rishet, kjo është vepër penale.
A.AFESLLARI: A nuk e di unë këtë.
GAZETARJA: Nuk e dije këtë?! Përsa kohë e bën në fshehtësi ti e dije.
A.AFESLLARI: Sa abonent ke? As 200 persona.
GAZETARJA: Pak më parë na the 300.
A.AFESLLARI: Tani mund të kenë mbetur gjysma e tyre.
Pirateria televizive shkakton dëm të madh ekonomik për kompanitë televizive dhe buxhetin e shtetit. Ndërsa për familjarët që marrin një shërbim pirat sinjali i tyre nuk garanton cilësi dhe siguri pasi herë pas herë ai mund të ndërpritet. Këto janë disa nga arsyet se përse institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë hajdutët e ekranit shqiptar.
Top Channel