Shisnin ilaçe dhe suplemente të falsifikuara për të mashtruar pacientët me sëmundje të rënda, shkatërrohet grupi kriminal, mbi 240 milionë euro fitime
Fiks Fare denoncoi Qendrën Shëndetësore Tërpan, ku pacientët për të marrë një rekomandim për te mjeku specialit, u duhej të shkonin te farmacia përball Spitalit Rajonal Berat.Marsela Stavri, mjeke e famijes e njëkohësisht drejtoreshë e Q.SH Tërpan nuk i rekomandonte vetë pacientët e saj, por duke lënë disa rekomandime të vulosura në Farmaci” Lina”, ku farmacistja i plotësonte në vend të mjekes edhe pse kjo është shkelje.
Fiks Fare udhëtoi fillimisht në fshatin Zhitom , në ambulancën e fshatit. Bashkëpunëtorët e Fiksit pasi e gjetën të mbyllur ambulancën, shkuan në shkollën pranë për të kërkuar ndihmë. Fiksi telefonoi infermierin, pasi kishte nevojë për matje tensioni. Infermieri ofron shërbimin, e më pas , Fiksi largohet në drejtim të Beratit , për te Farmaci Lina ashtu siç bëjnë banorët e fshatit. Bashkëpunëtorët i kërkuan farmacistes se kishin nevojë për një rekomandim te mjeku specialist për një familjarin e tyre. Farmacistja pasi sigurohet që bëhet fjalë për banor të zonës, nxjerrë nga sirtari disa rekomandime të gatshme, me firmë e vulë nga mjekja e familjes . Fillimisht pyet se te cili mjek u nevojitej e më pas bën të gjitha plotësimet në faqen e rekomandimit.
Fiks Fare udhëtoi përsëri drejt Tërpanit, për t’u interesuar pranë qendrës shëndetësore, ku mjeke familjeje e njëkohësisht drejtoreshë është Marsela Stavri.
Mjekja pranoi situatën, me pretendimin se zona që ajo mbulonte , është zonë e thellë malore, e se banorëve u duhen shumë orë për të ardhur pranë qendrës, e më pas të shkojnë te specialisti. Ajo thotë se kështu ka funksionuar edhe para se ajo të ishte mjeke në atë zonë, pasi farmacistja i njeh banorët, ishte e zonës. ” Unë nuk e di që është shkelje, e kemi bërë për të ndihmuar popullatën” -sqaroi mjekja.
Por edhe farmacistja pohoi të njëjtën arsye se pse lëshonte rekomandime, kur u pyet nga Fiksi.
“Ti nuk e di çdo të thotë të ecësh nga 4 orë në këmbë për te qendra shëndetësor, për t’i ndihmuar e kam bërë, ta dija kështu nuk i ndihmoja fare” deklaroi ajo.
Fiks Fare iu drejtua Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Berat për për të marrë një përgjigje për rastin. Drejtori i NJVKSH , Artur Bani sqaroi se rekomandimet për te mjeku specialist lëshohen online nga mjeku i familjes, me përjashtim të rasteve, si zona e Tërpanit, ku shpeshherë ka probleme me internetin, pasi është zonë malore. Ai thekson se rasti në fjalë është shkelje, e se duhet ngritur një grup punë për të verifikuar.” Masat administrative do t’ua vëmë në dispozicion ” -përfundoi Artur Bani.
Top Channel