Fiks Fare/ Rekomandimet për te specialisti i jep farmacistja. Mjekja: E bëjmë për të ndihmuar popullatën

11/02/2020 20:40

Fiks Fare  denoncoi Qendrën Shëndetësore Tërpan, ku pacientët për të marrë një rekomandim për te mjeku specialit, u duhej të shkonin te farmacia përball Spitalit Rajonal Berat.Marsela Stavri, mjeke e famijes e njëkohësisht drejtoreshë e Q.SH  Tërpan nuk i rekomandonte  vetë pacientët e saj, por duke lënë disa rekomandime të vulosura në Farmaci”  Lina”, ku farmacistja i plotësonte në vend të mjekes edhe pse kjo është shkelje.

Fiks Fare udhëtoi fillimisht në fshatin Zhitom , në ambulancën e fshatit. Bashkëpunëtorët e Fiksit pasi e gjetën të mbyllur ambulancën, shkuan në shkollën pranë për të kërkuar ndihmë. Fiksi telefonoi infermierin, pasi kishte nevojë për matje tensioni. Infermieri ofron shërbimin, e më pas , Fiksi largohet në drejtim të Beratit , për te Farmaci Lina ashtu siç bëjnë banorët e fshatit. Bashkëpunëtorët i kërkuan farmacistes se kishin nevojë për një rekomandim te mjeku specialist për një familjarin e tyre. Farmacistja pasi sigurohet  që bëhet fjalë për banor të zonës,  nxjerrë nga sirtari disa rekomandime të gatshme, me firmë e vulë nga mjekja e familjes . Fillimisht  pyet se te cili mjek u nevojitej e më pas  bën të gjitha plotësimet në faqen e rekomandimit.

Fiks Fare udhëtoi përsëri drejt Tërpanit, për t’u interesuar pranë qendrës shëndetësore, ku mjeke familjeje e njëkohësisht drejtoreshë është Marsela Stavri.

Mjekja pranoi situatën, me pretendimin se  zona që ajo mbulonte , është zonë e thellë malore, e se banorëve u duhen shumë orë për të ardhur pranë qendrës, e më pas të shkojnë te specialisti. Ajo thotë se  kështu ka funksionuar edhe para se ajo të ishte mjeke në atë zonë, pasi farmacistja i njeh banorët, ishte e zonës. ” Unë nuk e di që është shkelje, e kemi bërë për të ndihmuar popullatën” -sqaroi mjekja.

Por edhe farmacistja pohoi të njëjtën arsye   se pse lëshonte rekomandime, kur u pyet nga Fiksi.

“Ti nuk e di çdo të thotë të ecësh nga 4 orë në këmbë për te qendra shëndetësor, për t’i ndihmuar e kam bërë, ta dija kështu nuk i ndihmoja fare” deklaroi ajo.

Fiks Fare iu drejtua Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor  Berat për  për të marrë një përgjigje për rastin.  Drejtori i NJVKSH , Artur Bani sqaroi se rekomandimet për te mjeku specialist lëshohen online nga mjeku i familjes, me përjashtim të rasteve, si zona e Tërpanit, ku shpeshherë ka probleme me internetin, pasi është zonë  malore. Ai thekson se rasti në fjalë është shkelje, e se duhet ngritur një grup punë për të verifikuar.” Masat administrative do t’ua vëmë në dispozicion  ” -përfundoi Artur Bani.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA