
Dështon për të 15-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
13/05 10:43
Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në një prej çerdheve private në Prishtinë, ku 1 fëmijë i moshës 1 vjeç dyshohet se është keqtrajtuar nga edukatorja e tij.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet dadoja e kopshtit “Cambridge Kids” teksa godet me shuplakë në faqe fëmijën 1-vjeçar. Së bashku me edukatoren, në pamje shihet edhe një punonjëse tjetër e kopshtit si dhe një tjetër fëmijë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të hënën gjatë ditës, e ndërsa për këtë rast policia është njoftuar në orët e mbrëmjes nga prindi i fëmijës.
Kopshti për fëmijë “Cambridge Kids”, ku ka ndodhur rasti, ndodhet në një lagje të re të njohur në periferi të Prishtinës.
Top Channel