Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka mundur të sigurojë nga burime pranë laboratorit kriminalistik, fotot ekskluzive të videos së vetme që fakton rrëmbimin e Jan Prengës.
Në video shfaqet makina e vjedhur më 26 nëntor ditën e tërmetit në Tiranë, makina hyn në pjesën e kompleksit Golden. Pranë saj shfaqen disa persona që marrin trupin e pajetë të Jan Prengës.
Në fotot e siguruara nga Anila Hoxha duket moment kur trupi del nga makina.
Këto janë dy foto ekskluzive nga video e cila ka tregon dinamikën dhe fakton futjen e trupit nga makina Range Rover dhe nxjerrjen e trupit të pajetë. Por një burim i sigurt pranë laboratorit të kriminalistikës i tha gazetares Hoxha se nga këqyrja e kamerave të sigurisë janë nxjerrë të dhëna të sigurta për rolin e secilit prej të dyshuarave.
Madje në një moment pamjet tregojnë autorët me kapele që ndryshojnë veshjet dhe i fusin në qese të zeza. E njëjta gjë duket edhe për fshirjen e gjurmëve, ku shfaqet një nga të arrestuarit duke hedhur në tokë një solucion për të shkatërruar gjurmë të AND. Ne i tha jo zyrtarisht një burim pranë laboratorit të kriminalistikës kemi faktuar hap pas hapi se çfarë ndodhi në garazhin e kompleksit Golden dhe cilët janë personat që kryejnë veprime aktive dhe këto të dhëna ja kemi dorëzuar prokurorisë.
Top Channel