Kjo e hënë ishte një ditë e dhimbshme për nxënësit e dy arsimtarëve Leonard Sako dhe Ornida Hoxha, të cilët humbën jetën të premten gjatë një aksidenti tragjik pranë Memaliajt.
Në dërrasën e zezë kanë mbetur ende shkrimet e orës së fundit të mësuese Ornidës.
Kolegët e tyre prej vitesh në shkollën e mesme të bashkuar Adem Alushi Krahes-Memaliaj e kanë të vështirë të ndajnë dhimbjen me gazetarët
Në automjet udhëtonin 4 mësues që si çdo ditë me të mbaruar mësimin udhëtonin së bashku. Përveç familjes dhimbja është e madhe edhe për miqtë.
Dy mësuesit e humbën jetën rrugës së kthimit në shtëpi. në rrugët e vendit ndodhin çdo ditë aksidente por nuk janë thjesht statistika. Janë jetë njerëzish të ndërprerë në mes. Megjithatë por kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm fëmijët e tyre, koleget e nxënës, por ata që si këta mësues të fshatit sakrifikojnë çdo ditë për të punuar mes dhjetëra vështirësish, atje ku jo të gjithë do të donin të punonin.
Top Channel