Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në një kantier ndërtimi në zonën pas Presidencës, ku një punëtor është lënduar.

Burime për Top Channel thotë se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ju dha ndihma e parë nga mjekët e urgjencës, e më pas janë transportuar për në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Sot, me datë 10.02.2020, rreth orës 11:35, në rrugën ” Ibrahim Rugova”, ku po ndërtohet një pallat i ri, shtetasit Xh.D ., 41 vjeç , puntor, i ka rënë një gur në trup, i cili është dërguar menjeherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA