Janë 60 rastet e reja të koronavirusit të konfirmuara në anijen krocerë të ndaluar pranë brigjeve japoneze.

Në total, sipas transmetuesve lokalë, bëhet fjalë për 130 raste në bord. Në anije janë bllokuar 3700 persona, mes të cilëve shumë turistë të huaj dhe 25 anëtarë të ekuipazhit. Anija është vendosur në karantinë pasi një pasagjer që u ngjit në bord në Hong-Kong, u konfirmua si i prekur me virusin. Në anën tjetër, vetëm të dielën, koronavirusi ka shkaktuar 97 viktima në Kinë.

Bilanci total që nga fillimi i epidemisë mbërrin kështu në 908 ndërsa ai në nivel global është 910. Ndërkohë, numri i rasteve të reja të konfirmuara duket se ka gjetur një nivel stabël, edhe pse në të gjithë kinën janë 40 171 të prekurit, 187518 ata që mbahen nën vëzhgim, 3281 janë kuruar dhe nxjerrë nga spitalet. Rastet e rënda rezultojnë të jenë 296, prej të cilëve 258 në provincën Hubei nga ku edhe ka nisur epidemia. Konfirmohet ndërkohë se në kinë janë 27 shtetas të huaj të prekur nga virusi, tre prej tyre të shtruar dhe kuruar, dy kanë humbur jetën dhe 22 po trajtohen në izolim.

Ndërsa përtej kinës, viktimat janë dy, një në Hong-Kong dhe një në Filipine ndërsa rastet e infeksionit janë 350, të ndara në 30 vende dhe rajone. Gjatë fundjavës, numri i viktimave të koronavirusit ka kapërcyer atë të viktimave të SARS-it, një tjetër epidemi e lindur në kinë në 2003, që i mori jetën 774 personave. Të shtunën OBSH tha se numri i rasteve të reja po stabilizohet por është sidoqoftë shumë shpejt për të thënë se kulmi i epidemisë është arritur. Madje ekspertë të saj paralajmërojnë se mund të kemi parë deri më tani, vetëm majën e ajsbergut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA