Në emisionin e ditës së sotme në Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja ka qenë e ftuar ish deputetja e PD-së, Grida Duma.

Duma ka folur rreth aksioneve politike të Partisë Demokratike duke thënë se protestat kanë qenë një mënyrë e mirë që ata zgjodhën.

Ndërkohë  e pyetur nëse Basha do të vazhdojë me rrugën e protestave Duma është shprehur që kjo është gjeja më normale që mund të bëjë kreu i PD. Ish-deputetja demokrate ka shtuar se në protestat e organizuara Partia Demokratike ka pasur edhe intimidim, ku sipas saj u kanë thënë se nuk duhet të zgjedhin rrugën e të shkuarës, por sërish ata kanë vepruar sipas agjendës politike.

“Basha këtë e ka gjënë më normale. Protesta janë kryer në numër në sasi , jetëgjatësi dhe cilësi. Nuk kanë munguar kanë dashur që të intimidojnë. Duke na thënë se nuk jeni forca e së shkuarës por e së tashmes. Na kanë thënë qëndroni konstruktiv. Mos u bëni me protesta duam stabilitet. Por protestat kanë qenë më të mirat e mundshme. Gjëja pas protestës është më e rënda. Ne s’duhet të bazohemi tek forca e inatit dhe urrejtjes. Duhet të bazohemi tek forca e ndryshimit. Ne duam patjetër të tregojmë çfarë do bëjmë ndryshe.”

Sipas Dumës protesta t ishin rruga që e ka çuar opozitën që të shihet si një alternativë.

“Qëndrimi zyrtarë i PD është protesta dhe alternative. Besoj se jemi pranë momentit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme ky ka qenë qëndrimi.  Ne e dimë shumë mirë që pa protesta nuk do të arrinim këtu sot, protestat janë një mjet i domosdoshëm për arritjen e rezultati në çmontimin e pushtetit të Edi Ramës. Padyshim  edhe bërja e alternativës ne jemi më mirë jo e Keqja më e vogël. Opozita shqiptare që ardhur në pushtet do të jetë opozita zgjidhëse. Opozita që e di që çfarë nuk shkojnë. “tha Duma.

Top Channel