“Zyrtarisht i Barcelonës”, Karim Adeyemi: Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë, mezi pres të luaj me Yamal
Tre ndeshje pa shënuar në kampionat janë shumë për një sulmues çfarëdo por për Lionel Messin mund të konsiderohen një përjetësi.
Pavarsisht 3 asisteve në sfidën ndaj Real Betis, ylli argjentinas regjistroi një rekord negativ. Kjo ishte ndeshja e 3-të rresht që Messi që nuk shënon në La Liga.
Seria negative e ndeshjeve pa gol në kampionat për 6-herë fituesin e Topit të Artë nisi me transfertën ndaj Valencias, vazhdoi me sfidën ndaj Levantes për të kulmuar me duelin e fundit ndaj Real Betis në të cilin gjithsesi Messi e tregoi klasin e tij me 3 pasime për gol.
Messi nuk qëndronte pa shënuar në 3 ndeshje radhazi në kampionat që nga shkurti i vitit 2018-të, por mesa duket konflikti në distancë me drejtorin sportiv Eric Abidal dhe zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona, kanë tensionuar yllin argjentinas i cili nuk është i qetë.
Top Channel