5 ushtarë të tjerë turkë vdesin nga zjarri i artilerisë së Sirisë

10/02/2020 16:33

Raportimet nga Sirian thonin sot se Ushtria turke, që cila ka shtuar së fundmi numrat e saj në qytetin sirian Idlib, është bashkuar me rebelë islamikë në një kundër-ofensivë ndaj ushtrisë së Sirisë, ndërsa të tjera lajme e përgënjeshtronin atë.

Ndërkohë mes lajmeve më të sigurta duket se ishte avancimi i ushtrisë siriane dhe goditjet me artileri që shkaktuan të paktën 5 viktima mes forcave turke dhe po aq të plagosur. Sulmi sirian raportohet se ndodhi pasi artileria turke në bazën ajrore të Taftanaz nisi të godiste pozicionet siriane në pikën strategjike të Saraqib.

Top Channel