Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër duke filluar nga ora 14:00, mban mbledhje të jashtëzakonshme.
Në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet qe vijnë nga Serbia dhe Bosnja.
Njëherësh, në mbledhjen e nesërme do të diskutohen edhe hapat e mëtutjeshme që do t’i ndërmerr Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas paralajmërimeve të ministrit Lumir Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se heqja e taksës do të bëhet kur të vendoset masa e reciprocitetit ndaj Serbisë.
Një gjë e tillë është kundërshtuar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili i ka bërë thirrje Kurtit që të mos e heqë taksën, e ven dosur në nëntor 2018.
Emisari i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka bërë thirrje disa herë për heqjen urgjente të taksës.
Top Channel