Skandal seksual në patinazhin francez, jep dorëheqjen kreu i federatës

09/02/2020 10:43

Pas një skandali për abuzime seksuale që shpërtheu ditët e fundit, kreu i Federatës së Sporteve në akull, Didier Gailhaguet ka dhënë dorëheqjen.

Gailhaguet deklaroi se po largohej me kokën lart, pa asnjë keqardhje për padrejtësinë që iu bë nga ministrja e Sporteve, e cila sipas tij e detyroi të largohej.

E gjithë çështja ka shpërthyer së fundmi, pasi disa ish-patinatore kanë akuzuar 3 trajnerë se kanë abuzuar me to kur ishin adoleshente. Abuzimet dyshohet të kenë ndodhur në fund të viteve 1970-1990.

Pas shpërthimit të këtij skandali, ministrja e Sporteve, Roxana Maracineanu i kërkoi kreut të Federatës të jepte dorëheqjen.

 

 

Top Channel