Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, po dyshohet për paraqitjen e rastit të parë me koronavirus.

Pacienti i dyshuar me koronavirus ndodhet në Klinikën Infektive brenda QKUK-së.

Tashmë një total prej 724 kanë vdekur nga virusi dhe rreth 35 mijë janë infektuar, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë së Kinës. Shumica e të infektuarve të rinj janë regjistruar në provincën Hubei dhe kryeqytetin e saj, Wuhan. Javën e kaluar autoritetet përfunduan ndërtimin e një spitali të posaçëm në Wuhan ndërsa një tjetër pritet të hapet në ditët në vijim.

SHBA ka njoftuar se një 60-vjeçar amerikan ka vdekur nga virusi në spitalin e Wuhan, që shënon dhe vdekjen e parë të një të huaji nga epidemia.
Japonia gjithashtu ka njoftuar një vdekje të dyshuar si koronavirus përsëri në Vuhan, një burrë në të 60-at për të cilin mjekët nuk shpjeguan dot shkakun e pneumonisë.

Jashtë Kinës virusi ka infektuar 320 njerëz në 27 territore, dhe ka vrarë një kinez në Filipine e një 39 vjeçar në Hong Kong. Raste të reja po konfirmohen në Malajzi, Taivan e Japoni.

Top Channel