Këtë të shtunë Pop Culture ka përgatitur një eksperiment social përsa i përket faktit sesi reagojnë shqiptarët kur përballen me persona që ushtrojnë dhunë. Kejli ka inskenuar një zënkë me partnerin në rrugë, ku është parë se shumë njerëz nuk kanë reaguar aspak.

Të ftuar në studion e Pop Culture me Dojnën kanë qenë të ftuar Anaid Kaloti dhe Ina Gjonçi, të cilët janë shprehur mjaft të indinjuar ndaj këtij momenti.
“Ne reagojmë dhunshëm ndaj gave se na bën më të fortë, jo unë mendoj që një mashkull mund të dhunojë një femër ndërsa një burrë i vërtetë s’do të dhunonte kurrë. Ne me njëri tjetrin solidarizohemi vetëm kur komshiut i duhen karrige se i vdes dikush.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën nuk duan më njeri”- ka thënë Anaidi.

Më tej Kejli ka treguar e përlotur në studio se njerëzit nuk ndalonin madje shumë bashkëmoshatarë qeshnin teksa e shihnin që dhunohej dhe nxirrnin telefonin të bënin video. Ka qenë kjo fjali e cila ka përlotur jo vetëm Kejlin por edhe Anaidin.

Për më tepër ndiqni videon…

Top Channel