Edhe pse kjo praktikë ngjall debate të forta, në Evropë është rritur kërkesa për eutanazi. Një klinikë e specializuar për eutanazi ose siç quhet ndryshe ‘vdekja e mëshirshme’, në Holandë, shteti i parë që e ka legalizuar këtë praktikë, bëri të ditur se vitin e kaluar ka marrë më shumë se 3.000 kërkesa.
Qendra për Eutanazi në Hagë thekson se vitin e kaluar ka marrë 2.122 kërkesa. Nga kërkesat e mbërritura janë pranuar rreth 900.
“Çdo ditë pune nga 13 persona vijnë te ne me kërkesë “Më ndihmoni, nuk mundem më kështu””, deklaroi drejtori i Klinikës, Stiven Plejter.
Numri i kërkesave ka qenë i qëndrueshëm në vitin 2017 dhe 2018, ndërsa rritje më e madhe ka ndodhur në vitin 2019, bëri të ditur kjo qendër.
Sipas të dhënave të zyrtare të fundit të publikuara nga Ministria holandeze e Shëndetësisë, mbi 6.126 persona kanë kryer eutanazi në Holandë në vitin 2018. Shumica e pacientëve të cilët kërkojnë eutanazi janë të sëmurë nga kanceri.
Si term Eutanazia njihet që në lashtësi dhe në thelb nënkupton një vdekje të lehtë dhe pa dhimbje për të sëmurët të cilët nuk kanë shpresë për t’u shëruar apo janë në gjendje terminale.
Eutanazia është një procedure që në të shumtën e rasteve përballet me shumë konfrontime si nga përfaqësuesit religjioz ashtu edhe nga fanatikët e etikës mjekësore. Eutanazia mund të kryhet me vullnetin e lirë të pacientit dhe me nënshkrimin e tij ose ne rastet kur pacienti është i pavetëdijshëm kjo procedure kryhet me kërkesën dhe aprovimin e familjarëve .
Në shtete të ndryshme ekzistojnë ligje të ndryshme përsa i përket aplikimit të Eutanazisë .Kudo ku aplikohet Eutanazia ka patur debat të thelluar mes mjekëve dhe përfaqësueseve ligjor të atij shteti për të arritur në një definicion të qartë ligjor për kushtet dhe specifikat e përdorimit të kësaj procedure.
Top Channel