Ndërprerja e trafikut të plehrave kimike përmes Hormuzit, OKB: Bota ka vetëm disa javë kohë para se të gjendet përballë një krize të madhe humanitare 11/05 17:35
Të paktën 17 njerëz janë raportuar të vdekur pas një sulmi me armë të ndodhur në Muang të Tailandës.
Mediat vendase bëjnë me dije se fillimisht agresori që ishte një ushtar tailandez, vrau fillimisht komandantin e tij dhe dy ushtarë të tjerë në Humvee, ndërsa më pas ua arratis drejt zonës së populluar.
Ai sapo mbërriti në një qendër tregtare në Muang hapi zjarr ndaj personave që pa duke lënë dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur.
Sipas medieve autori i identifikuar si Jakrapanth Thomma i kampit Surathampithak të gjithë këtë ngjarje e transmetoi live në Facebook ndërsa shkrepi edhe një foto të tij ku shkruante se ishte i lodhur.
Ndërkohë polica vendase është vënë në kërkim të tij për ta arrestuar.
Top Channel