Ushtari arratiset dhe vret 17 persona në një qendër tregtare, poston në Facebook: U lodha…

08/02/2020 14:00

Të paktën 17 njerëz janë raportuar të vdekur pas një sulmi me armë të ndodhur në Muang të Tailandës.

Mediat vendase bëjnë me dije se fillimisht agresori që ishte një ushtar tailandez, vrau fillimisht komandantin e tij dhe dy ushtarë të tjerë në Humvee, ndërsa më pas ua arratis  drejt zonës së populluar.

Ai sapo mbërriti në një qendër tregtare në Muang hapi zjarr ndaj personave që pa duke lënë dhjetëra persona të vrarë dhe të plagosur.

Sipas medieve autori i identifikuar si Jakrapanth Thomma i kampit Surathampithak të gjithë këtë ngjarje e transmetoi live në Facebook ndërsa shkrepi edhe një foto të tij ku shkruante se ishte i lodhur.

Ndërkohë polica vendase është vënë në kërkim të tij për ta arrestuar.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel