Sonte në Hipokrati! Çfarë është ulja apo humbja e dëgjimit te fëmijët?

08/02/2020 11:00

Fëmijët e porsalindur në tremujorin e parë te jetës duhet t’i nënshtrohen testit të dëgjimit.

Ky testim realizohet për një arsye te thjeshte; zbulimi sa më herët i rasteve me ulje apo humbje dëgjimi tek të porsalindurit pikërisht per të trajtuar këtë problem në kohën e duhur dhe për të ulur paaftësinë që ai shkakton gjatë jetës.

Disa nga shkaqet që ndikojnë në humbjen e dëgjimit tek të porsalindurit janë: lindja e parakohshme, sëmundjet infektive tek nëna gjatë shtatzënisë, përdorimi i medikamenteve nga nena etj.

Çfarë është ulja apo humbja e dëgjimit te fëmijët?

Si realizohet testimi i dëgjimit tek fëmijët e porsalindur?

Cilat janë përfitimet nga zbulimi i hershëm i uljes apo humbjes se dëgjimit?

Gjithçka në Hipokrati!

Sonte, ora 18:00!

Top Channel!

Top Channel