Përballet çdo ditë me vështirësi nga më të ndryshmet, miqtë ndihmojnë vajzën me aftësi të veçantë që të realizojë ëndrrën e saj

08/02/2020 23:47

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme me një histori plot kurajo dhe tepër frymëzuese. Kjo ishte e Hatës e cila kishte lindur me aftësi të veçanta, por pavarësisht kësaj vështirësie ajo ishte përpjekur gjithmonë që të realizonte ëndrrat e saja.

Për shkak të problemeve me shikimin, Hata kishte qëndruar e mbyllur në shtëpi për disa vite me radhë pasi i duhej gjithmonë ndihma e dikujt për të lëvizur.
Në moshën 24-vjeçare Hata kishte vendosur që të largohej nga familja e saj për të qenë më e pavarur dhe për të vazhduar shkollën. Pavarësisht vështirësive që kishte në shikim ajo i’a kishte dalë që të vazhdonte studimet e larta dhe të punonte në punë të ndryshme.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishin ardhur 3 miqtë e saj më të ngushtë, Albani, Besmiri dhe Argjentina të cilët rrëfyen sesi ishin njohur me Hatën duke treguar momentet më gazmore të shoqes së tyre. “Hata ti je një frymëzim për ne dhe për të gjithë, ti je mikja jonë më e mirë dhe ne jemi krahu yt djathtë.”,- ishin fjalët e 3 miqve për Hatën.

Surpriza që programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me poliklinikën “Dermo Life” kishin rezervuar për Hatën ishte një rinoplastikë, pasi ajo nuk ndihej mirë me pamjen e saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel