Në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ka qenë i ftuar aktori i Portokallisë Irgen Çela. Teksa kanë zhvilluar një bisedë në zyrën ku bëhen mbledhjet e Portokallisë, Dojna e ka pyetur Irgenin se çfarë mendonte për Portokallinë kur ka qenë student.

Duke patur parasysh faktin që studentët e Akademisë nuk e shohin si një mundësi të mirë Portokallinë dhe thonë kurrën e kurrës nuk do të bëhem pjesë po ti çfarë ke menduar, ka pyetur Dojna aktorin.

“Unë kam qenë një ndër ata, sepse kur kam qenë unë student Portokallia shihej me një sy që ç’është ky produkt, nuk bëhet ashtu karakteri dhe ti ndikohesh shumë nga atmosfera që është atje dhe pa bërë asgjë vetë ndërkohë që je akoma një student e nuk të hapet goja thua nuk është se kam shumë qejf, nuk është tamam ajo që duhet unë kërkoj tjetër gjë nga vetja Portokallia, jo jo. Sikur po më luste njeri mua që të shkoja”- ka treguar Irgeni duke qeshur.

Më tej, Irgeni ka treguar se kë do të zgjidhte mes Delina Dishës dhe Flor Binajt për bashkëpunëtor në rolet e tij.

“Me Delindën kisha shumë kimi por nuk do ndërroja Florin me asnjë!”- ka përfunduar ai.

Top Channel