Ina, një fotografe e veçantë/ U lind me aftësi ndryshe, por ja doli

08/02/2020 20:15

Ina Toska është 33 vjeç nga qyteti i Fierit ku dhe jeton me familjen e saj, prindërit, motrën e të vëllanë. Ajo lindi me aftësi ndryshe , asokohe diçka e pa njohur për dy prindërit të cilët kuptonin që Ina ishte e veçantë megjithatë me kalimin e viteve mësuan më tepër rreth kësaj.

Duke u konsultuar me psikologë e mjek të ndryshëm vendosën që vajza e tyre e madhe të shkollohej duke zgjedhur dyert e një shkolle normale për ta bërë atë të ndihej sa më mirë, të njëjtën gjë bënë edhe ne gjimnaz ku Ina ja doli të mbyllte gjithçka me sukses. Megjithatë asgjë nuk u ndal këtu, duke qenë se ajo gëzon një karakter shumë kërkues ndaj vetes zbuloi se pasioni i saj më i madh është fotografia. I vëllai i dhuroi një aparat me te cilin shumë shpejtë ajo realizoi foto të shumta që tërhoqën vëmendjen e gjitha qytetit të cilët nuk nguruan ti jepnin çmime të ndryshme Inës, për punën e palodhur, të bukur e mbi të gjitha të veçantë. Ajo ja doli të shpallej përpara 2 vitesh qytetari i vitit ne Fier ndërsa ja ka dalë të renditet e 3 ne konkursin e fotografisë një vit më pas.

Fotografia nisi si passion megjithatë ajo kërkon me forcë ta shndërroj në profesion ku familja nguron megjithëse Ina Toska ka besim tek vetja se një ditë do ja dal të jetë një fotografe profesioniste. Pavarësisht çdo vështirësie edhe njëherë u provua se kur dëshira nuk mungon, vullneti e pasioni bëhen bashkë atëherë e pamundura nuk ekziston.

Top Channel