Miami Swim Week, modeli shqiptar në tapetin e kuq në Florida
31/05 18:55
Trejsi Sejdini i ka lënë të gjithë pa fjalë. Pasi lajmëroi pak ditë më parë se do të zhvendosej për të jetuar në SHBA, duket se karriera e ka pritur “krahë hapur”.
Ish-Miss Universe Albania, e njohur ndryshe me pseudonimin “Gangsterja e Elbasanit”, ka parakaluar në pasarelën e Javës së Modës në Nju Jork për vitin 2020.
Miku i saj fotograf, Klevin Halili, ka postuar disa video që tregonin Trejsin në sfilatë.
Për më shumë shihni fotot:
Top Channel