Gjuajtësit rus MiG-31 sofistikohen për të mbajtur arsenalin e raketave të reja hipersonike

08/02/2020 21:38

Avionët e rëndë të forcave ajrore ruse MiG-31 vazhdojnë ende të përbëjnë bazën e flotave luftuese duke fluturuar nën mbështetjen e Su-27, tashmë me modernizime të ndjeshme që prej epokës së Luftës së Ftohtë kur u krijuan.

Avionët janë pajisur me disa nga sensorët më të ndjeshëm në botë, dhe deri para hyrjes së plotë në operim të gjuajtësve rusë të gjeneratës së fundit Su-57, do të jenë mjetet më të afta ajrore të vendit. Të njohur nga forcat e NATO si ‘Foxhound’ ata janë bartësit kryesore të raketave të fundit hipersonike dhe ashtu si pararendësit e tyre MiG-25 Foxbats, kanë përfituar nga përshtatja me armatime të lehta e të manovrueshme që modelet MiG-23 e Su-27 nuk ishin të aftë të dislokonin. Kështu Foxhound u pajisën fillimisht me raketat ajër-ajër R-40 e më pas me R-33. R-40 ka një rang fluturimi prej 80km duke lënë pas raketat perëndimore AIM-7 të Luftës së Ftohtë, dhe mbajnë një mbushje shpërthyese prej 100kg.
Në fazën e parë të modernizimit të MIG-31 u nxorrën nga përdorimi raketat R-40, duke u zëvendësuar me R-33 ose në disa raste me ato R-77 që kanë rang fluturimi prej 110km. Versioni final i R-33S arrin të udhëtojë 300km drejt objektivit – që është dy herë sa ajo e AIM-120C që mbahet nga shumica e gjuajtësve perëndimorë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel