Foto/ “Duel mesjetar”/ Gruaja vendos në dyluftim ish-burrin dhe të dashurin për të fituar dorën e saj

08/02/2020 10:46

Një grua në Britani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vendosi në një “duel mesjetar” dy burra se kush prej tyre do të fitonte dorën e saj.

Gruaja e identifikuar si Asta Juskauskiene, 35 vjeç, vendosi që ish burri i saj Giedruis Jusakuskas, të dyluftonte me të dashurin e ri të saj Mantas Kvedaras, pasi të dy burrat pretendonin se 35 vjeçarja ishte e tyre.

Ish-burri i Astas, Giedruis, kur i dha fund marrëdhënies së tyre në 2018, vendosi që ti sigurojë mbështetje financiare për të dhe për vajzën që kanë së bashku, ndaj dhe kontaktet e tyre ishin të shpeshta.

Por të dy burrat pretenduan se Asta ishte e tyre dhe vendosën që këtë gjë ta zgjidhnin në një dyluftim deri në vdekje në një rrugicë në Stratford, në lindje të Londrës. I dashuri i gruas, Kvedaras, goditi me thikë rivalin e tij “të dashurisë” plot 35 herë në trup dhe në qafë, duke e lënë të vdekur në vend.

35 vjeçarja u njoh me të dashurin dhjetë vite më të ri në internet, edhe pse e dinte kishte një të kaluar të errët, pasi kishte përdhunuar një vajzë, por gjithsesi nuk hiqte dorë prej tij sepse shpesh shprehej që i pëlqenin rreziqet. Gjykata e shpalli fajtore atë dhe ajo i pranoi akuzat për vrasjen e ish burrit,si pasojë Asta dhe i dashuri do ta kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre në burg.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel