Albërie Hadërgjonaj zgjedh të preferuarën midis vajzave të saj, por kush e surprizoi atë?

08/02/2020 23:21

Këngëtarja e mirënjohur, Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar Naxhien, një nënë e cila kishte sakrifikuar shumë për fëmijët e saj.

Në studio Albëria rrëfeu se kishte pothuajse një histori të ngjashme, pasi babai i saj kishte ndërruar jetë shpejt dhe se ajo ishte martuar që në moshën 15 vjeçare pa pëlqimin e nënës. Këngëtarja tregoi se nuk e kishte idenë se çfarë kishte bërë në atë kohë sepse ishte shumë e re dhe se duhej të ndiqte çdo traditë për të respektuar familjen e ish-bashkëshortit.

Gjithashtu Albëria tregoi historinë se një ndër hitet e saj, “Jeta nuk është lodër” është frymëzuar nga një histori reale që nuk kishte lidhje me jetën personale të artistes. Por moderatorja e programit, Arbana Osmani kishte përgatitur një intervistë në të cilën Albëria duhej të zgjidhte të preferuarën midis dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës.

Surpriza e madhe që programi kishte rezervuar për të ishte prania në studio e motrës së Albëries, Antigonës, mamaja e këngëtarëve Beatrix dhe Alban Ramosaj, e cila kishte një mesazh për të. “Albëria është njeriu më i mirë që unë njoha gjatë gjithë jetës sime. Albëria nuk më lëshoi kurrë nga dora dhe nuk e besoj se ekziston një dashuri më e madhe se kjo e jona, unë të kam idhull dhe të dua fort! Jemi krenarë pë ty sepse ti je e veçantë!”

FOTO GALERI
2/6

Top Channel