Është e vështirë të imagjinohet një vizion i artit të shekullit të 20-të pa Pablo Ruiz Picasso, i cili me format trupore, këndet karakteristike dhe stilin e famshëm kubist, kapi gjithçka nga horrohet e luftës deri te harkimet e pamundura të formës njerëzore.

Edhe ata që nuk janë në brendësi të komplikacioneve të artit modern dallojnë ngjyrat e tij kubiste. Gjatë jetës së gjatë të Pikasos (vdiq në 1973 në moshën 91 vjeçare)—ai llogaritet të ketë kompletuar 13,500 piktura dhe rreth 100,000 skeçe e gravura, nga të cilat përmendim më poshtë më impresionueset.

“Kitaristi i vjetër” duhet të jetë një nga pikturat më të dhimbshme që ka kapur imagjinatën e artit botëror. figura e vrazhdë këmbë përmbi këmbë duket e tejlodhur teksa rri mbi kitarën e tij të vjetruar. vepra në bojra vaji i përket periudhës “blu” të Pikasos ku ai e kufizonte veten në nuanca të ngjyrës blu me tema varfërie e vuajtjeje.

‘Garçon à la Pipe’
Me veprën “Djali dhe çibuku” zhvendosemi nga periudhë “Blu” e artistit në një krijimtari më të çelët. Megjiths figura e portretit në vaj është e veshur në blu, sfondi jep tipare të lumtura në rozë e portokalli.
Djali në portret është disi më i gëzuar sesa figurat e mëparshme teksa ka lule në kokë dhe në sfond.

‘Gertrude Stein’
Edhe portreti imponues i “Gertrude Stein” është krijuar në periudhën “rozë” të Pikasos. ai u miqësua shpejt me shkrimtaren Stein, kur u vendos në Paris. E famshme për sallonet e saj të përjavshme, influenca e Stein shkonte përtej botës letrare.
Megjithse portreti nuk është në stil kubist ekspertët dallojnë elementët e parë të kubizmit në masat e thjeshta për trupin e Stein.

Les Demoiselles d’Avignon’
Piktura e “Zonjushave të d’Avignon” ishte shokuese për botën e artit kur u shfaq në 1916, thuajse një dekadë më vonë pasi Picasso e kishte realizuar.
Subjekti i saj (vajza në bordello) ishte fillimi i stilit kubist të shtrembëri it të trupave të tyre dghe mënyra sesi shikii i tyre ngul;itet në atë të shikuesit, në një efekt ndezës.

‘Vajza para pasqyrës’

Kjo është një nga pikturat më karakteristike të Picasso, me ngjyrrat e ndezura, patosin, një grmë erotizmi dhe format e pakuptueshme që e çcojnë në ekstrem kubizmin e tij.
Në një studim mbi të thuhet: “Çfarë shihni në të vërtetë kur shikoni veten?” Gruaja në të majtë është e lehtë dhe e gëzuar ndërsa reflektimi i saj i errët duket se derdh një lot.

‘Guernica’

“Guernica” është jo vetëm vepra më e famshme e Picasso pro një nga më të kërkuarat në botë.
Është përshkrimii bombardimit mbi qytetin spanjoll bask të Guernica në prill 1937, gjatë Luftës Civile spanjolle, një parandajë vizuale e tmerreve të L:uftës II Botërore që do të pasonte.

‘Gruaja që qan’

Në termat e artit të sotëm “Gruaja që qan” do të ishte një seri vazhdimi për “Guernica”teksa ekzaminon pasojat e luftës, duek u fokusuar në një nga gratë e pikturës fillestare.

Picasso ka krijuar një seri portretesh grash që qajnë të shfaqura në galeri të ndryshme ndërsa versioni i galerisë angleze Tate është kulminimi i përpjekjes së tij.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel