​Ambasadori Gjerman ia dorëzon Kurtit ftesën e Merkelit për vizitë në Berlin

08/02/2020 20:08

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka uruar sot kryeministrin Albin Kurtin, ndërsa ka shprehur dëshirën që Kurtin ta takojë së shpejti në Berlin.

Nuk ka vonuar shumë dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt ia ka dorëzuar ftesën kryeministrit Albin Kurti.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i lumtur që po ia dorëzon Kurtit urimet dhe ftesën e Merkelit.

“I lumtur që ia dorëzoj personalisht urimet dhe ftesën e Kancelares Angela Merkel, Kryeministrit Albin Kurti.

Kosova dhe njerëzit e saj meritojnë të ecin përpara: me qeverisje të mirë, luftë kundër korrupsionit, perspektive ekonomike dhe finalizimi i dialogut”, ka shkruar Halt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA