Muaj i mjaltit u kthehet në ferr, historia e trishtë e çiftit britanik në anije e infektuar me koronavirus

07/02/2020 18:17

Wendy dhe Alan u martuan vetëm pak kohë më parë, ndërsa kishin ëndërruar që muaj i tyre i mjaltit të ishte ndër më të bukurit, por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Teksa kishin vendosur që udhëtonin me anije ata përfunduan në vendin e gabuar në kohën e gabuar, mes qindra personave ku të paktën 40 prej tyre rezulton të jenë të prekur nga koronavirusi.

Çifti britanik teksa luten që autoritetet të mos i lënë në anije, kanë bërë edhe disa fotografi të cilat i kanë shpërndarë në rrjet.

Alan Steele – së bashku me tetë amerikanë, 21 japonez, pesë australianë, pesë kanadezë dhe një argjentinas – zbuloi se ishte prekur nga virusi vdekjeprurës.

Burri 58-vjeçar mga Wolverhampton tha se megjithëse nuk po shfaqte ndonjë simptomë, ai po dërgohet në një dhomë spitali brenda anije.

Gruaja e re Wendy e cila nuk e ka koronavirus është shprehur se po kalon një periudhë ferri brenda anijes që tashmë është kthyer në karantinë.

“Ju njoftoj të gjithë se unë jam diagnostikuar me virusin dhe jam dërguar në spital.”  thotë Alan.

Ndërkohë, zonja Steele, e cila është infermiere, tha që po kalonte një periudhë të tmerrshme pasi ishte ndarë nga burri i saj.

Anija prej ditësh qëndron në det dhe nuk lejohet të ankorohet. Në të janë diagnostifikuar edhe 3 persona nga Maqedonia e Veriut.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel