‘Shqipëria ka shanse t’i hapë negociatat përpara samitit të Zagrebit’ Ky ka qenë qëndrimi i Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ditën e sotme ishte në Vlorë në kuadër të prezantimit të gjetjeve në kuadër të projektit ” Bashkitë për në Europë”.
Soreca tha se po implementohet një metodologji e re vlerësimi sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë. I pyetur edhe për njësinë OFL, ambasadori tha se i qëndrimit të komunikuar zyrtarisht të dielën e kaluar.
Ndërsa priten rezultatet konkrete. Ai tha se është shumë e rëndësishme që kjo njësi të operojë në varësi të SPAK.
“Ne besojme se Parimi ndiq per parane eshte efikas per te luftuar krimin e organizuar. Kjo tregon vullnetin politik per ta trajtuar kete problem. Une kam qene ne kontakt me ministrin e brendshem dhe shpejt do te kem nje takim edhe me drejtues te spak. Menyra se si do te zbatihet Ky ligj eshte shume e rendesishme dhe ne Po e ndjekim me vemendje implementimin e tij” tha Soreca.
Soreca, komentoi edhe konferencën e donatorëve për të cilën tha se po punohet që Shqipëria të ndihmohet në bazë prioritetesh. Ai kaloi nismën për festimet e ditës së Europës më 9 Maj në Vlorë.
Ambasadori Luigi Soreca zhvilloi disa takime në Vlorë, në kuadër të prezantimit të gjetjeve në kuadër të projektit ” Bashkitë për në Europë”.
Top Channel