Shkoi u ankua tek Enver Hoxha se nuk e linte të studionte, regjisori i injohur tregon përballjen me diktatorin

06/02/2020 01:22

Pëllumb Kulla është një ndër regjisorët,shkrimtarët dhe dramaturkët më të mirë shqiptarë. Ai sivjet ka mbushur 80 vjeç dhe një jetë e bukur dhe me plot suksese ka qenë deri më tani për të.

Për të festuar pikërisht 80 vjetorin e lindjes, ai ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel. Një mbrëmje veç për të me miqtë e tij më të mirë, përfshirë edhe gruan e tij, aktorja e njohur Xhuljeta ishte organizuar për të në Soiree.

Ai ka treguar në Soiree se kur ishte i vogël nuk e linin që të ndiqte studimet e larta për aktrim pasi vinte nga një familje me biografi jo të mirë, për shkak të gjyshit që e kishte të pushkatuar. Pavarësisht kësaj, ai ka treguar që nuk është ndalur, por përkundrazi, ka folur vetë me Enver Hoxhën dhe i ka kërkuar lejen e tij që të studionte.

“U pritën 80 vjet që të ma bënin këtë pyetje, sepse më përpara asnjëri s’ma ka bërë. Unë isha 19-20 vjeç. Enver Hoxha erdhi në një vizitë dhe mua ndërkohë që nuk më linin të shkoja në shkollë e lartë për aktor, mendova se kjo ishte zgjidhja dhe kisha një besim të jashtëzakonshëm se po të më dëgjonte, do të më plotësonte dëshirën. Me thënë të drejtën nuk kisha frikë fare, se çfarë po bëja unë? Atentat? Ai erdhi në Uzinën Enver për të bërë një vizitë dhe unë isha me një nga makinat metal-prerëse të Uzinës. Ai kaloi pranë meje dhe unë ngrita dorën dhe ai ndaloi.

Ndaloi dhe më priti shumë mirë. Unë nuk pata emocion fare dhe fola shumë saktë. Ia parashtrova të gjithë problemin që kisha. I thashë që mua nuk më lejojnë të shkoj në shkollë për shkak të gjyshit që kam të pushkatuar. Kush është gjyshi jot tha ai. I tregova emrin e gjyshit, por nuk i sillte ndonjë gjë ndër mend. Edhe më tha që kjo s’ka rëndësi fare, ti je rritur në vitet e pushtetit tonë popullor,arti është i bukur edhe artin e kanë qejf të gjithë. Edhe unë tha ai kisha dëshirë të bëhesha artist, por ja si e sjell jeta, si u bëra. Ma dha fjalën dhe e mbajti fjalën”, ka treguar regjisori i madh Pëllumb Kulla.

Top Channel