Botërori me robotë, humanoidët me inteligjencë artificiale zbresin në fushë, synojnë kampionët e FIFA-s
03/07 13:44
Qeveria e pakicës e kryeministrit të Rumanisë, Ludovic Orban, u rrëzua, pasi humbi votën e besimit. Ky mocion u iniciua nga opozita majtiste, përkatësisht Social-Demokratët dhe partia etnike hungareze UDMR.
Këto dy parti e kanë kritikuar Orbanin për përpjekje për të ndryshuar ligjet zgjedhore pa debat publik. Ligjvënësit votuan për shkarkimin e qeverisë me 261 vota për dhe 139 kundër.
Kjo ka qenë prova e parë e mbështetjes parlamentare për Qeverinë e Orbanit, e cila ka marrë detyrën në nëntor, me zotimet se do ta luftojë ashpër korrupsionin. Zgjedhjet e parakohshme në Rumani pritet të mbahen më së voni në qershor.
Top Channel