Pakistani fut në shërbim skuadronët e parë me avionë JF-17B të prodhuar në vend

06/02/2020 19:44

Forcat ajrore të Pakistanit do të marrin së shpejti avionët e parë JF-17B, tip i lehtë me dy vende, pas daljes nga impjantet e prodhimit në dhjetor 2019.

Nuk është e qartë nëse prodhimi do të jetë tërësisht i bërë në Pakistan apo do të vijnë nga Kina, me të cilën vendi po bashkëpunon për prodhimin. Kina e ka eksportuar tashmë këtë model për Mianmarin.

JF-17B është varianti i tretë i përmirësuar i avionit sulmues-stërvitor. Pakistani pritet t’i modifikojë ende gjuajtësit për role sulmuese si dhe do të përgjithësojë procesin e tyre stërvitor për pilotët e rinj. Aktualisht Pakistani përdor për flotën ajrore gjuajtësit amerikanë F-16B, F-16D, francezët Mirage IIIEA dhe kinezët J-7PG.

Gjuajtësit e rinj JF-17 do të çojnë afro 200 numrin e mjete suluese ajrore të vendit nga rreth 100 që zotëron aktualisht.

Top Channel