Pak psikologë në shkolla/ Nxënësit në pjesën më të madhe nuk marrin dot ndihmë

06/02/2020 19:50

Nxënësit trokasin në zyrën e psikologut shkollor, por e gjejnë atë të mbyllur.

“…isha e mërzitur me një konflikt me shoqet, e shkova te psikologia në zyrë po nuk e gjeta… -I the mësueses kujdestare? Jo ..”

Shërbimi psiko-social ofrohet në shkollat publike, por jo në çdo kohë. 227 psikologë janë në shërbim të nxënësve në të gjithë vendin, e ky numër i vogël I detyron ata të mbulojnë disa shkolla në të njëjtën kohë. Ndërsa sipas inspektimeve të Inspektoratit shtetëror arsimor rezulton se psikologët jo në të gjitha rastet kanë identifikuar nxënësit me probleme në sjellje dhe pak herë kanë hartuar e zbatuar për ta plan rehabilitees si dhe jo çdo nxënës ka dosjen e vetë individuale.

“Psikologët te ne vijnë shumë rrallë, por kur vijnë na bëjnë pyetje a jeni mirë nga gjendja psikologjike.. -të gjithëve që jeni në klasë apo ju marrin veç e veç?

“…nëse del koha të gjithëve, por nuk del koha për të gjithë se jemi shumë veta”

“…erdhi dje psikologu me praktikantin . nëse je I mërzitur apo I nevrikosur na thanë të marrim frymë, ta mbash frymën për 30 sek e më pas ta lëshosh atë… -po mbajnë shënime? Edhe mbajnë…”

Megjithatë edhe kur duhet të jenë në vendin e punës, ka psikologë që e shfrytëzojnë numrin e paktët të të punësuarve, për të mos u paraqitur në shkollë fare dhe nxënësit përballen të vetëm me problemet.

“Ka raste që janë, ka raste që nuk janë fare në zyrën e tyre, e na kanë thënë më parë që nëse ne s’jemi aty na fusni një letër poshtë zyrës sonë për çdo gjë dhe klasën që jeni”

“…na kanë thënë që nëse s’jemi thuajini pastrueses që të vijmë në shkollë” /Kristi Gongo/

Top Channel