Numri i viktimave të ortekut masiv në Turqi rritet në 41

06/02/2020 19:59

Numri i njerëzve të vrarë në dy ortekë madhorë që përfshinë një faqe mali në provincën lindore turke Van është ritur në 41, raportonin mediat vendase.

Grupet e shpëtimit gjetën tre trupa të tjerë të pajetë të enjten, ndërsa dhe disa njerëz të tjerë janë të humbur.

Trupat e fundit u gjetën në vendin ku goditi orteku i dytë që mori jetën e 36 njerëzve.

I pari kishte goditur një minibus në zonën Bahçesaray të martën dhe duket se orteku i dytë u stimulua nga lëvizjet e grupeve të kërkimit ditën tjetër, kur dhe u vra numri më i madh i njerëzve 33.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel