Nëna e akuzuar për vrasjen e të birit dy-vjeçar vdes në spital

06/02/2020 21:03

Një grua britanike e akuzuar për vrasjen e djalit të saj dy-vjeçar ka vdekur në spital pas arrestimit në Finlandë.

35-vjeçarja u ndalua në janar pasi fëmija vdiq në apartamentin e saj në zonën Suurpelto të qytetit të dytë më të madh të vendit, Espoo.

Nëna e emëruar nga mediat si Ayesha Ali, po mbahej në burgn Vantaa pranë Helsinki por u dërgua në spital të martën.

Komisioneri kriminal Petri Eronen tha në një deklaratë: “Shkaku i vdekjes po hetohet nën kushte të ashpra konfidencialiteti, prandaj nuk mund të zbulojmë më shumë detaje. Në përgjithësi mund të themi se policia po heton atë që çoi në vdekjen e të dyshuarës”.

Në një deklaratë të mëparshme policia tha se nëna kishte pranuar vrasjen e të birit dhe se data e gjyqit ishte caktuar në 17 prill në gjykatën e atLänsi-Uusimaa.
Ali ishte nga Newcastle dhe punonte si mësuese anglishtje në një kompani në Helsinki, sipas profilit të saj në LinkedIn. Më parë ajo kishte punuar në universitetin britanik Keele University in the UK.

Top Channel