Marrëveshja me Libinë, grupi i të drejtave: Italia bashkëfajtore në abuzimin e emigrantëve

06/02/2020 21:44

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar ashpër Italinë për marreveshjen e kthimit të refugjatëve në qendrat e Libisë, për të cilat emigrantët kanë treguar rrëfime tmerri me tortura e përdhunime si ngjarje të përditshme.

27 vjecari Awudi Baluduzzi, tregon se ka provuar nga afër brutalitetin e bandave të trafikut të cilat mbajnë peng refugjatët duke kërkuar para për lirimin e tyre. “Atëherë nuk kisha para dhe ata më rrihnin çdo ditë duke më kërkuar t’i telefonoja prindërve për para. I telefonova nënës dhe ajo dërgoi 1,500 çedi ganezë ($270), por dhe pas kësaj ata më rrihnin”.

Një celular dhe $1,200 i lejuan Baluduzzi një vend në një gomone të tejmbushur për të kaluar detin Mesdhe në vitin 2019, pasagjerët e së cilës u shpëtuan nga anija patrulluese evropiane Ocean Viking.

Bashkimi Evropian ka dërguar deri tani 328 milionë euro për Libinë, shumica e të cilave është kaluar me anë të agjencive të OKB, me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve. Paaratë furnizojnë rojën bregdetare libiane dhe tentojë prishjen e rrjeteve të trafikut njerëzor. Shifrat tregojnë njëfarë ulje të ardhjeve që prej vitit 2013 por kritikët thonë se kostoja ka qenë shumë e lartë.

“Vetëm mjetet patrulluese ajrore të BE kanë pikasur barkat në telashe dhe kanë kontaktuar me rojën bregdetare vendase. Milicitë kanë interceptuar njerëzit duke i rikthyer në skllavëri dhe trafikim,” tha Clare Daly, deputete irlandeze e Parlamentit Evropian. “Ne flasim për të drejtat e njeriut por kjo është një standard i dyfishtë dhe hipokrizi, ne e kemi fajin për këtë”, shton ajo.

Më shumë se 40 emigrantë u vranë gjatë një sulmi ajror mbi një qendër pritjeje në qershor 2019 për çka asnjë ende nuk ka marrë përgjegjësinë dhe të tjerë po përfshihen në luftën e re civile në Libi.

Ndërsa kësaj jave Italia miratoi një zgjatje tre-vjeçare të marrëveshjes së arritur me Tripolin në 2017 me të cilën lehtësohet kthimi i emigrantëve nga Italia drejt qendrave libiane të pritjes për çka grupi Amnesty International thotë se e bën Romën bashkëfajtore në abuzim. /Guardian/

Top Channel