Kryeministri Albin Kurti takoi ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando

06/02/2020 21:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, takuan ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando dhe zëvendës-ambasadorin Matteo Corradini.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, si sfidë e parë e Qeverisë është buxheti i cili duhet të miratohet dhe që ishte pjesë e diskutimit në këtë takim. Përveç buxhetit, programi i Qeverisë e dialogu ishin ato që e morën vëmendjen më të madhe.

Italia ka qenë për vite të tëra aleate e Kosovës dhe kështu do të jetë. Takimet mes nesh do të rriten njëlloj sikur bashkëpunimi.

Top Channel