India do të ketë më shumë specialistë të sistemeve S-400 se çdo vend përveç Rusisë

06/02/2020 18:10

Rusia ka njoftuar se shpejti do të nisin trajnimet e personelit indian pas nënshkrimit të kontratës 5.4 miliardë dollarë të blerjes së pesë batalioneve me sisteme kundër-ajrore ruse S-400.

India ka thënë se do të aktivizojë batalionin e parë në 2021 dhe kompletimi i dërgesës do të kryhet në 2025. S-400 është një nga sistemet më të sofistikuar të Rusisë për mbrojtjen anti-raketore me raketa tokë-ajër të specializuara në interceptimin e objektivave të ndryshme në largësi të ndryshme.

Sistemi besohet se funksionon me një platformë të avancuar lëshimi dhe është i aftë të vërë në fluturim të pavarur deri në 160 raketa interceptuese, për neutralizimin e rreth 80 objektivave njëherësh.
Objektivat e tij përfshijnë raketat balistike, ndërkontinentale dhe të gjithë tipet e avionëve me ose pa pilot.

Platforma lavdërohet për aftësitë e zbulimit të avionëve anti-radar, aftësi të cilat India besohet se i kërkon kundër avionëve të gjeneratës së fundit nga Kina si Chengdu J-20, si dhe një avioni të ngjashëm që po zhvillohet nga Pakistani në bashkëpunim me Kinën të quajtur Projekti AZM.

Vladimir Drozhzhov, kreu i teknikës ushtarake ruse tha se Rusia do të nisë trajnimin e personelit indian dhe se zbatimi i kontratës është brenda kohës së parashikuar.

Top Channel