I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje/ Habit në gjyq i akuzuari: Nuk e dija që isha në kërkim. Jam martuar e kam fëmijë

06/02/2020 10:46

Gjykata e Vlorës vendosi gjatë paradites së të enjtes konstatimin e ligjshmërisë së zbatimit të masës së sigurisë të caktuar me vendim nr 196 date 06.08.2919 të gjykatës së shkallës së parë Vlorë ndaj shtetasit Bardhosh Mino alias Lytaj.

Si dhe vendimin e zbatimit të masës së sigurisë personale arrest në burg caktuar ndaj këtij shtetasi. Ndaj Bardhosh Mino rëndojnë një sërë akuzash ndërsa ai është dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve angleze.

Por edhe vepra penale për trafikimit të lëndëve narkotike,ndërsa edhe është arratisur gjatë kohës kur vuante dënimin për vrasjen e dy turistëve angleze.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e Medias në sallë. Gjatë zhvillimit të seancës Mino ka shfaqur shenja nervozizmi ndërsa është shprehur: “kam kryer burg në Greqi. Nuk e dija që isha ne kerkim. Jam martuar,madje edhe me fëmijë”.

Ndërkohë mësohet se edhe pse ishte në kërkim prej gati tre vitesh ai punonte si polic privat.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtare Herila Çela ndërsa prokuror i çështjes është Saimir Smaka.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA