Festime të çmendura! Kartëmonedha, alkool dhe striptiste/ Reperë dhe atletë bëhen bashkë

06/02/2020 14:36

Reperë, atletë dhe të tjerë personazhe publikë qëndruan në Miami një ditë pas Super Bowl-it për të hedhur sasi të mëdha kartëmonedhash në eventin Milion Dollar Bowl.

Pamje të shumta shfaqin fragmente nga festimet që zgjatën prej mbrëmjes së të hënës deri të martën në mëngjes. Në video të ndryshme, që qarkulluan kudo në rrjetet sociale shfaqen të pranishëm teksa tentojnë të mbushin xhepat me grumbujt e parave.

Në një moment reperi Diddy hedh një sasi të konsiderueshme parash, ndërkohë që Cardi B dhe të tjerë u ankuan se organizatorët nuk i paguan aq sa duhej striptistet, të cilat fituan vetëm 1,000 dollarë.


FOTO GALERI
1/9

Top Channel