E mahnitshme! Edhe 2,300 vite pas ndërtimit, sistemi antik i kullimit gati për t’u përdorur sërish

06/02/2020 14:18

Sistemi antik i kullimit i Pompeit është në një gjendje kaq të mirë sa është menduar të vihet përsëri në funksion, ndonëse është ndërtuar 2,300 vite më parë.

Një shtrirje prej 1.500 tunelesh nën disa prej strukturave më ikonike të qytetit të famshëm italian u ndërtua fillimisht për të kulluar ujin poshtë greminës nga qendra e Pompeit.

Studimi i tyre doli në përfundimin se tunelet ishin pothuajse të paprekura për mijëvjeçarë dhe sistemi kompleks është ende në gjendje të shkëlqyeshme.

“Hyrjet në kulla u bllokuan, por meqenëse kemi probleme sot me përmbytjen nga shiu, do të fillojmë t’i përdorim ato përsëri. Fakti që ne mund ta bëjmë këtë është dëshmi e aftësive të shkëlqyera inxhinierike në atë kohë”,  u tha për Times.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel