Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo ka festuar ditëlindjen e tij ditën e djeshme dhe ka mbushur 35-vjeç. Të shumta kanë qenë urimet nga ana e miqve, kolegëve dhe fansave, mirëpo vëmendjen na e mori surpriza e partneres së tij, Georgina Rodriguez.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, Georgina na befason me dhuratën që ka përzgjedhur për Cristiano Ronaldon. Pasi i dhuroi një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë dhe i shkroi një dedikim special, Georgina e ka befasuar partnerin me një dhuratë që kap shifra marramendëse.

Ajo i ka dhuruar një makinë Mercedes Benz në ngjyrë të zezë, e cila ka kushtuar plot 114.336 paund.

“Gëzuar mashkullit të jetës time! Sa kënaqësi ta transmetojmë dashurinë tonë në dhuratën tënde”, shkruan ajo bashkangjitur postimit.

Georgina e drejtoi partnerin tek makina, e cila ishte zbukuruar me një fjongo të madhe të kuqe, ndërkohë që pranë saj qëndronin miqtë e personat e afërm të Ronaldos.

 

View this post on Instagram

 

Felicidades al hombre de mi vida! Qué ganas de transportar nuestro amor en tu regalo ?? ? @cristiano #happybirthday

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

FOTO GALERI
1/10

Top Channel