Çfarë do të ndodhë me pasuritë që kriminelët kanë tek familjarët? Përgjigjet Lleshaj

06/02/2020 22:49

Ministri i Brendshëm Sandër Leshaj i ftuar në Open ka thënë se ligji parashikon që çdo pasuri e të dënuarve për vepra kriminale të hetohet edhe nëse ajo është kaluar tek familjarët. Sipas Lleshaj çdo familjarë nëse rezulton se ka të afërm me të shkuar kriminale do të duhet të justifikojë pasurinë.

Sandër Lleshaj: Ligji parashikon se personat e dënuar dhe personat e lidhur me ta që gëzojnë në mënyrë të tërthortë pasurinë e tyre. Listën e personave kryesor mjafton të nxirrni emrat e personave nga vendimet e gjykatës që janë publike. Lista zgjerohet me familjarët e tyre. Ata duhet të dëshmojnë para gjykatës” tha Lleshaj.

Anila Hoxha: Çfarë strategjie do të ketë OFL për njerëz si Lulzim Berisha që nuk pasuri.?

Sandër Lleshaj: Barra dikur ka qenë tek Prokuroria dhe ndoshta nuk provohej ndërsa tani personi në fjalë është i detyruar që të bindi gjykatën. nëse thotë skam prova polica do të thotë se çfarë pronash kanë familjarët e tyre. Do të  justifikojë këtë. Nëse e ka pronën e tij ta gëzojnë.”

Top Channel