Një tërmet i fuqishëm ka tronditur jugun e Filipineve ditën e sotme. Lëkundja sizmike ishte 6.1 rihter ndërsa epiqendra sipas medieve vendase ka qenë në Mindanao. Sipas Institutit Filipin të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë (Phivolcs) ku ishte një tërmet mesatarisht i fortë.
Kjo lëkundje ka qenë më e forta që është ndjerë këtë të enjte në botë.
Dridhja e parë tektonike u ndje afërsisht 118 kilometra në juglindje të qytetit të Jose Abad Santos në Davao Occidental me një thellësi 20 km. Vetëm pak kohë pas kësaj goditje një tjetër paslëkundje u ndje në zonë.
Madhësia e kësaj tronditje ishte më e lehtë, u përllogarit më madhësi 4.6, ndërsa ka rënë 5 minuta pas goditjes së parë. Ndërkohë deri më tani nuk raportohen dëme dhe të lënduar.
Tërmeti u ndje në Qytetin Davao, General Santos City dhe qytetin Alabel në Sarangani.
Kjo ka qenë lëkundja më e fortë që është ndjerë ditën e sotme në botë.
Top Channel