Arrestohet 25-vjeçari, përdhunoi 5-vjeçaren në afërsi të ambasadës amerikane

06/02/2020 14:00

Një 25-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë pesë-vjeçarepranë ambienteve të ambasadës amerikane në kryeqytetin Indian, Delhi.

Burri u arrestua të Dielën pasi prindërit e fëmijës regjistruan një ankesë në polici, shkruan BBC.

Vajza, e cila u sulmua të Shtunën në mëngjes, është në një gjendje të qëndrueshme. Mjekët kanë konfirmuar që ajo është dhunuar.

Familja e saj jeton në bazën e ambasadës, ku babai i saj punon si anëtar i stafit të mirëmbajtjes.

Policia tha se i akuzuari, shofer, nuk është i punësuar nga ambasada. Megjithatë, ai jeton me prindërit e tij në lagjet e stafit të ambasadës pasi babai i tij punon atje.

Top Channel